Neni 89
"Rastet e mosmarrëveshjeve (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ka mosmarrëveshje, në çdo gjendje a shkallë të procedimit, kur dy a më shumë gjykata në të njëjtën kohë marrin ose nuk pranojnë të marrin për shqyrtim të njëjtën akuzë, që i atribuohet të njëjtit person. 2. Mosmarrëveshjet në fazën e hetimit paraprak mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, zgjidhen nga prokurori më i lartë. Në rast konflikti gjatë hetimeve paraprake ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe një prokurorie tjetër, ka përparësi kompetenca dhe juridiksioni i së parës. Zbatohen parashikimet e neneve 28 dhe 29 të këtij Kodi. 3. Gjatë hetimeve paraprake nuk mund të parashtrohet mosmarrëveshja e bazuar në arsyet e kompetencës territoriale për shkak lidhjeje të procedimeve."