Neni 87
"Provat e marra nga gjykata jokompetente (Ndryshuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Mosrespektimi i dispozitave mbi kompetencën nuk sjell papërdorshmërinë e provave të marra. 2. Deklarimet e bëra para gjykatës që nuk ka pasur kompetencë lëndore, në qoftë se përsëriten, mund të përdoren vetëm për kundërshtim të përmbajtjes së deponimit."