Neni 86
"Vendimi i gjykatës së apelit dhe Gjykatës së Lartë mbi kompetencën (Ndryshuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata e apelit, kur konstaton se gjykata e shkallës së parë nuk ka pasur kompetencë lëndore, prish vendimin e apeluar dhe e dërgon çështjen në gjykatën kompetente. 2.Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kompetencën është i detyrueshëm, përveç rasteve kur dalin fakte të reja që çojnë në një përcaktim të ndryshëm juridik, nga i cili bëhet kompetente një gjykatë më e lartë."