NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 82

"Kompetenca tokësore e përcaktuar nga lidhja e procedimeve 1. Kompetenca tokësore për procedimet e lidhura, për të cilat disa gjykata kanë të njëjtën kompetencë lëndore, i përket gjykatës kompetente për veprën penale më të rëndë dhe në rast se veprat janë njëlloj të rënda, gjykatës kompetente për veprën që është regjistruar e para. 2. Krimet konsiderohen më të rënda se kundërvajtjet. Ndërmjet krimeve ose ndërmjet kundërvajtjeve konsiderohet më e rëndë vepra penale për të cilën parashikohet dënim maksimal më i lartë ose, kur maksimumet janë të barabarta, dënimi minimal më i lartë. Në qoftë se parashikohen dënime me burgim dhe me gjobë, dënimi me gjobë merret parasysh vetëm atëherë kur dënimet me burgim janë të barabarta. SEKSIONI IV DISPONIMET PËR SHKAK TË MOSKOMPETENCËS"

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →