Neni 81
"Kufijtë e bashkimit në rastin e veprave penale të kryera nga të miturit (Ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur disa nga procedimet e lidhura ndërmjet tyre i përkasin kompetencës së gjykatës së zakonshme dhe të tjerat seksioneve perkatese që shqyrton çështjet me të mitur, kompetente për të gjitha procedimet është kjo e fundit, përveç rasteve kur gjykata çmon se ato duhen veçuar. 2. Kur i pandehuri në kohën e gjykimit është madhor, por një ose disa vepra i ka kryer kur ka qenë i mitur, çështja gjykohet nga seksioni perkates që shqyrton çështjet me të mitur."