Neni 68
"Disponimet për padinë civile 1. Gjykata, sipas rastit, pranon tërësisht ose pjesërisht padinë civile ose e rrëzon atë. 2. Kur jepet vendim pafajësie, për shkak se fakti nuk parashikohet si vepër penale ose kur vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile lihet e pashqyrtuar. 3. Kur rrëzohet padia civile në procesin penal, nuk lejohet ngritja e saj përsëri në gjykatën civile. TITULLI II JURIDIKSIONI DHE KOMPETENCAT"