Neni 67
"Përfaqësuesi i palëve private 1. Viktima akuzues, paditësi civil dhe i padituri civil kanë të drejtë të përfaqësohen në procedim nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ose një përfaqësuesi të pajisur me prokurë. 2. Adresa e viktimës akuzuese, paditësit dhe të paditurit civil nënkuptohet, për çdo efekt procedural, pranë atij që e përfaqëson. 3. Përfaqësuesi, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e të përfaqësuarit, mund të caktojë një zëvendësues."