NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 58-a

"Të drejtat e viktimës së mitur (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Përveç të drejtave të parashikuara në nenin 58 dhe parashikimeve të tjera të këtij Kodi, si dhe legjislacionin e posaçëm për të miturit, viktima e mitur ka të drejtë: ( a) të shoqërohet nga një person i besuar prej tij; b) të ruajtjes së konfidencialitetit të të dhënave personale; c) të kërkojë, nëpërmjet përfaqësuesit, që gjykimi të zhvillohet pa praninë e publikut. 2. Organi procedues duhet të trajtojë viktimën e mitur të veprës penale duke mbajtur parasysh moshën, personalitetin dhe rrethana të tjera, me qëllim shmangien e pasojave të dëmshme për zhvillimin dhe edukimin e saj të ardhshëm. 3. Nëse ekziston mundësia që viktima është e mitur dhe mosha e viktimës nuk dihet, prezumohet se ajo është e mitur. 4. Viktima e mitur pyetet pa vonesë nga persona të specializuar për këtë qëllim. Kur është e mundur dhe e përshtatshme, biseda regjistrohet me mjete audiovizive, sipas parashikimeve të këtij Kodi. Ky regjistrim mund të përdoret si provë në procedimin penal dhe vlerësohet së bashku me provat e tjera, sipas kritereve që parashikohen nga paragrafi 4, i nenit 361/a, të këtij Kodi. Kur viktima e mitur është nën 14 vjeç, biseda zhvillohet në mjedise të përshtatura për të."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →