NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 514

"Kushtet e njohjes (Shfuqizuar shkronja “e” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) 1. Vendimi i gjykatës së huaj nuk mund të njihet kur: a) vendimi nuk ka marrë formë të prerë sipas ligjeve të shtetit ku është dhënë; b) vendimi përmban disponime në kundërshtim me parimet e rendit juridik të shtetit shqiptar; c) vendimi nuk është dhënë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme ose i pandehuri nuk është thirrur të paraqitet në gjykim ose nuk i është njohur e drejta që të pyetet në një gjuhë që e kupton dhe të ndihmohet nga një mbrojtës; ç) ka arsye të bazuara për të menduar se kanë ndikuar në përfundimin e procesit konsiderata lidhur me racën, fenë, seksin, gjuhën apo bindjet politike; d) fakti për të cilin është dhënë vendimi nuk parashikohet si vepër penale nga ligji shqiptar; dh) për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person, në shtetin shqiptar është dhënë një vendim i formë së prerë ose zhvillohet një procedim penal."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →