NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 492

"Veprimet e prokurorit (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur merr nga një shtet i huaj një kërkesë ekstradimi, Ministria e Drejtësisë, në qoftë se nuk e refuzon atë, ia përcjell aktet brenda 10 ditëve prokurorit pranë gjykatës kompetente, nëpërmjet Prokurorit të Përgjithshëm. 2. Prokurori pasi merr kërkesën urdhëron paraqitjen e të interesuarit për të bërë identifikimin e tij dhe për të marrë pëlqimin eventual për ekstradimin. Të interesuarit i bëhet e ditur se ka të drejtë të ndihmohet nga një mbrojtës. 3. Prokurori u kërkon autoriteteve të huaja, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, dokumentacionin dhe informacionin që çmon të nevojshëm. 4. Brenda tre muajve nga data kur ka ardhur kërkesa për ekstradim, prokurori i paraqet gjykatës kërkesën për shqyrtim. 5. Kërkesa e prokurorit depozitohet në sekretarinë e gjykatës bashkë me aktet dhe sendet e sekuestruara. Sekretaria kujdeset për njoftimin e personit për të cilin është kërkuar ekstradimi, mbrojtësit të tij dhe përfaqësuesit eventual të shtetit kërkues, të cilët, brenda dhjetë ditëve, kanë të drejtë të shikojnë dhe të nxjerrin kopje të akteve, si dhe të këqyrin sendet e sekuestruara dhe të paraqesin memorie."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →