Neni 491
"Mospranimi i kërkesës për ekstradim (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) Nuk mund te jepet ekstradimi: a) per nje veper me karakter politik ose kur rezulton qe ai kerkohet per qellime politike; b) kur ka arsye te mendohet se personi qe kerkohet do t’u nenshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve per shkak te races, fese, seksit, shtetesise, gjuhes, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqerore ose denimeve a trajtimeve te egra, c’njerezore a poshteruese ose veprimeve qe perbejne shkelje te nje te drejte themelore te njeriut; c) kur personi qe kerkohet ka kryer nje veper penale ne Shqiperi; c’) kur ka filluar procedimi ose eshte gjykuar ne Shqiperi edhe pse vepra eshte kryer jashte shtetit; d) kur vepra penale nuk parashikohet si e tille nga legjislacioni shqiptar; dh) kur per vepren penale eshte dhene amnisti nga shteti shqiptar; e) kur personi i kerkuar eshte shtetas shqiptar dhe nuk ka marreveshje qe te parashikoje ndryshe; ë) kur eshte parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit te shtetit të kërkuar; f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit."