Neni 472
"Dyshimi për identitetin fizik të personit të burgosur 1. Kur ka arsye për të dyshuar mbi identitetin e personit të arrestuar për ekzekutimin e dënimit, gjykata e merr në pyetje, kryen hetimet e nevojshme për identifikimin e tij dhe merr vendim, i cili i njoftohet të interesuarit. 2. Kur konstaton se ai nuk është personi ndaj të cilit duhet të bëhet ekzekutimi, gjykata urdhëron menjëherë lirimin e tij. Në qoftë se identiteti mbetet i paqartë, ajo urdhëron pezullimin e ekzekutimit, lirimin e të burgosurit dhe njofton prokurorin që të bëjë hetime të mëtejshme. 3. Kur është i qartë gabimi për identitetin e personit, prokurori urdhëron lirimin e tij dhe i dërgon menjëherë aktet gjykatës."