NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 442

"Prishja e vendimit dhe zgjidhja e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim (Shfuqizuar shkronjat “b” dhe “c” e ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim kur: a) fakti nuk parashikohet si vepër penale, vepra penale është shuar ose ndjekja penale nuk duhet të fillonte e të vazhdonte; b) shfuqizuar c) shfuqizuar ç) ka kontradikta midis vendimit të ankimuar dhe një tjetri të mëparshëm, lidhur me të njëjtin person dhe me të njëjtën vepër penale, të dhëna nga e njëjta ose një tjetër gjykatë penale. 2. Në rastin e parashikuar nga shkronja “a” gjykata vendos pushimin e çështjes, kurse në rastin e parashikuar nga shkronja “ç” vendos që të zbatohet vendimi që ka caktuar dënimin më pak të rëndë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →