Neni 441
"Vendimet e Gjykatës së Lartë (Shtuar shkronja “d” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) Pas shqyrtimit të çështjes Kolegji Penal ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin në seancë gjyqësore: a) lënien në fuqi të vendimit; b) prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; c) prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim; ç) prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim."