Neni 421
"Detyrimi me shpenzimet 1. Me vendimin që rrëzon ose deklaron të papranueshëm ankimin, pala private që e ka bërë detyrohet për shpenzimet e procedimit. 2. Bashkëtëpandehurit që kanë marrë pjesë në gjykim detyrohen me shpenzimet solidarisht me të pandehurin që ka bërë ankimin. 3. Në gjykimet e ankimit vetëm për interesa civile, pala private gjyqhumbëse detyrohet me shpenzimet."