Neni 420
"Mospranimi i ankimit (Ndryshuar fjalia në pikën 1, shtuar fjalë në pikën “ç”, shkronja “d” e pika 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Me përjashtim të rasteve kur konstatohet në seancë, ankimi nuk pranohet në dhomë këshillimi: a) kur është bërë nga ai që nuk është i legjitimuar; b) kur vendimi është i paankimueshëm; c) kur nuk janë respektuar dispozitat për formën, paraqitjen, dërgimin, njoftimin dhe afatin e ankimit; ç) kur është hequr dorë nga ankimi gjatë gjykimit. d) kur ankimi nuk ka më objekt. 2. Mospranimi mund të deklarohet, edhe kryesisht, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit. 3. Vendimi i mospranimit i njoftohet atij që ka bërë ankimin dhe kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda kompetencës së saj. 4. Kur gjykata vendos mospranimin e ankimit, vendimi konsiderohet i paankimuar për efekt të vënies në ekzekutim."