Neni 411
"Ankimi i paditësit civil dhe të paditurit civil (Ndryshuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Paditësi civil mund të bëjë ankim kundër pikave të vendimit të dënimit që kanë të bëjnë me padinë civile dhe në rastin e vendimit të pafajësisë vetëm për efektet e përgjegjësisë civile. 2. I padituri civil mund të bëjë ankim kundër disponimit të vendimit që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e të paditurit civil për kthimin e pasurisë, shpërblimin e dëmit dhe shpenzimet procedurale."