Neni 410
"Ankimi i të pandehurit (Ndryshuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shfuqizuar pjesërisht pika 2 me vendim të Gjykatës Kushtetuese nr.15, datë 17.4.2003; shtuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. I pandehuri mund të bëjë ankim vetë ose nëpërmjet mbrojtësit të tij. Kujdestari i të pandehurit mund të bëjë çdo ankim që i takon të pandehurit. 2. Kundër vendimit të dhënë në mungesë, mbrojtësi mund të bëjë ankim vetëm kur është i autorizuar posaçërisht nga i pandehuri është i pajisur me një akt përfaqësimi të lëshuar në format e parashikuara nga ligji ose me deklarim në seancë. 3. I pandehuri mund ta tërheqë ankimin e bërë nga mbrojtësi i tij, por kur ai nuk ka zotësinë juridike për të vepruar duhet të merret edhe pëlqimi i kujdestarit. 4. Ankimi i të pandehurit kundër dënimit penal ose pafajësisë i shtrin efektet e veta edhe në pjesën e vendimit që cakton detyrimin për kthimin e pasurisë, shpërblimin e dëmit dhe pagimin e shpenzimeve procedurale."