NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 406-ë

"Refuzimi i marrëveshjes 1. Gjykata vendos të refuzojë miratimin e marrëveshjes kur: a) i pandehuri tërheq pëlqimin; b) provohet se vullneti i të pandehurit ka qenë i vesuar; c) i pandehuri i thirrur rregullisht nuk merr pjesë në gjyq, pa shkaqe të përligjura; ç) ekziston një nga shkaqet e mosfillimit të procedimit ose të pushimit të akuzës ose çështjes; d) provat në fashikullin e hetimeve vijnë në kundërshtim me pohimin e të pandehurit se ai e ka kryer veprën penale; dh) cilësimi juridik i veprës penale dhe i rrethanave të kryerjes së saj është i gabuar; e) dënimi i caktuar në marrëveshje është i papërshtatshëm, në raport me veprën e kryer dhe personalitetin e të pandehurit. 2. Vendimi për refuzimin e miratimit të marrëveshjes arsyetohet. Në rastin e parashikuar nga shkronja “ç”, e paragrafit 1, të këtij neni, gjykata vendos pushimin e çështjes, ndërsa në rastet e tjera i kthen aktet prokurorit. Kur gjykata refuzon miratimin e marrëveshjes, nuk lejohet paraqitja e një kërkese të re. 3. Deklarimet e të pandehurit gjatë seancës nuk mund të përdoren kundër tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →