NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 406-d

"Përmbajtja e marrëveshjes 1. Nga çasti i regjistrimit të emrit të personit që i atribuohet vepra penale derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, prokurori, i pandehuri, ose përfaqësuesi i tij i posaçëm mund të propozojnë arritjen e një marrëveshjeje mbi kushtet për pranimin e fajësisë dhe për caktimin e dënimit. 2. Në bisedimet për arritjen e marrëveshjes prania e mbrojtësit të të pandehurit është e detyrueshme. Arritja e marrëveshjes lejohet për veprat penale, për të cilat ligji parashikon një dënim në maksimum jo më shumë se 7 vjet burgim. Ky kufizim nuk gjen zbatim në rastin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. 3. Marrëveshja bëhet me shkrim dhe përmban me pasojë pavlefshmërie: a) përshkrimin e qartë të faktit penal, për të cilin akuzohet i pandehuri dhe cilësimin e tij juridik; b) deklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit; c) llojin dhe masën e dënimit penal kryesor, dënimit plotësues, si dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, për të cilat palët kanë rënë dakord; ç) disponimet për provat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale, si dhe për konfiskimin e mjeteve e produkteve të veprës penale, sipas nenit 36 të Kodit Penal; d) në rastin kur është legjitimuar paditësi civil, pëlqimin e tij me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri; dh) shumën e shpenzimeve procedurale; e) nënshkrimet e palëve dhe të mbrojtësit. 4. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, prokurori njofton viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, duke i dërguar kopje të saj. 5. Marrëveshja me kusht për pranimin e pjesshëm të akuzave është e papranueshme."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →