NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 406-a

"Kërkesa për miratimin e urdhrit penal 1. Kur i pandehuri akuzohet për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, brenda tre muajve nga regjistrimi i emrit të personit që i atribuohet vepra penale, prokurori nxjerr urdhër penal të arsyetuar për caktimin e dënimit dhe i kërkon gjykatës miratimin e tij, në rastet kur çmon se nuk duhet të zbatohet dënimi me burgim. 2. Në urdhrin penal prokurori cakton dënimin kryesor me gjobë. Sipas rastit, mund të caktojë edhe një ose më shumë dënime plotësuese. Në varësi të gjendjes ekonomike të të pandehurit, prokurori mund të urdhërojë që gjoba të paguhet me këste, duke caktuar edhe afatet e pagimit të tyre. 3. Dënimi me gjobë nuk mund të kalojë gjysmën e maksimumit që parashikon Kodi Penal për këtë lloj dënimi. 4. Në përfundim të hetimeve, kërkesa për miratimin e urdhrit penal depozitohet në sekretarinë e gjykatës, së bashku me të gjitha aktet e fashikullit të hetimeve paraprake. Kërkesa për miratimin e urdhrit penal i njoftohet të pandehurit. Nuk gjejnë zbatim rregullimet e paragrafëve 2 e vijues, të nenit 327, të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →