Neni 383
"Elementet e vendimit (Ndryshuar shenja e pikësimit dhe shtuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Vendimi përmban: a) gjykatën që e ka dhënë; b) gjeneralitetet e të pandehurit ose të dhëna të tjera personale që vlejnë për ta identifikuar, si dhe gjeneralitetet e palëve të tjera private; c) akuzën; ç) parashtrimin e përmbledhur të rrethanave të faktit dhe provat mbi të cilat bazohet vendimi, si dhe arsyet për të cilat gjykata i quan të papranueshme provat e kundërta; d) dispozitivin, duke treguar nenet e zbatuara të ligjit; dh) datën dhe nënshkrimin anëtarëve të trupit gjykues. 2. Vendimi është i pavlefshëm kur mungon dispozitivi ose nënshkrimi i anëtarëve të trupit gjykues, si dhe kur ka haptazi kontradiktë mes arsyetimit dhe dispozitivit të tij."