NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 382

"Përpilimi i vendimit (Shtuar pika 2, 3 dhe 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Pas marrjes së vendimit bëhet arsyetimi i tij duke u bazuar në provat dhe ligjin penal, si dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues. 2. Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet i plotë brenda 30 ditëve nga shpallja e tij. Ky afat mund të zgjatet për një periudhë tjetër 30-ditore nëse çështja është gjykuar në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 3. Kur personi i dënuar është në masë sigurimi personal, sipas neneve 237 dhe 238 të këtij Kodi, vendimi arsyetohet brenda 15 ditëve nga data në të cilën është shpallur ose brenda 30 ditëve kur është gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 4. Afati i parashikuar për të arsyetuar vendimin me shkrim, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni, mund të zgjatet në raste përjashtimore, për shkaqe të përligjura. Në këtë rast njoftohet kryetari i gjykatës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →