Neni 376
"Të drejtat e palëve (Shtuar shenja e pikësimit, lidhëza dhe numri në pikën 1 e fjalë në pikën 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Në rastet e parashikuara nga nenet 372, 373, 374 dhe 375, kryetari i bën të ditur të pandehurit se mund të kërkojë një afat për mbrojtjen. Kur i pandehuri kërkon afat, kryetari ndërpret shqyrtimin gjyqësor për një kohë të përshtatshme, por jo më shumë se dhjetë ditë. Edhe palët e tjera mund të kërkojnë marrjen e provave të reja. 2. Kryetari urdhëron thirrjen e viktimës, duke respektuar një afat jo më të vogël se pesë ditë. 3. Kur i pandehuri gjykohet në mungesë sipas neneve 351 dhe 352 të këtij Kodi, prokurori i kërkon gjykatës që akuza e re të përfshihet në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor dhe që ekstrakti i procesverbalit t’i njoftohet të pandehurit. Në këtë rast kryetari ndërpret shqyrtimin gjyqësor dhe cakton një seancë të re, duke respektuar afatet e treguara në paragrafin 1."