NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 375

"Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002 ; shtuar pikat 2 dhe 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Me vendimin përfundimtar gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori ose viktima akuzuese, më të lehtë ose më të rëndë, me kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj. 2. Kur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vlerëson se fakti për të cilin akuzohet i pandehuri mund të ketë cilësim juridik më të rëndë se ai që ka bërë prokurori ose viktima akuzuese, njofton palët mbi këtë mundësi dhe u jep kohën e nevojshme për t’u mbrojtur. Palët kanë të drejtë të paraqesin prova të reja. 3. Kur gjykimi zhvillohet në mungesë të të pandehurit, sipas nenit 352, të këtij Kodi, gjykata zbaton rregullat e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →