Neni 370
"Leximi i deklarimeve të bëra nga i pandehuri (Shtuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Për të kundërshtuar, tërësisht ose pjesërisht, përmbajtjen e deklarimeve të të pandehurit, palët mund të përdorin deklarimet e bëra më parë nga ai dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, në qoftë se ka folur për faktet dhe rrethanat që kundërshtohen. 2. Kur i pandehuri është deklaruar në mungesë ose nuk është paraqitur ose refuzon të përgjigjet për deklarimet që ka bërë në prani të mbrojtësit në përputhje me paragrafin 3, të nenit 38, të këtij Kodi, gjykata vendos që të lexohen procesverbalet e deklarimeve të bëra nga ai gjatë hetimeve paraprake. 3. Kur deklarimet janë bërë nga persona të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, gjykata vendos shoqërimin e detyrueshëm. Kur nuk mund të sigurohet prania e deklaruesit, gjykata, pasi dëgjon palët, vendos leximin e procesverbaleve që përmbajnë deklarimet."