search KËRKO
Kodi i Procedurës Penale

Neni 368

"Procesverbali i marrjes së provës 1. Në procesverbalin e marrjes së provës shënohen gjeneralitetet e dëshmitarëve, ekspertëve e të përkthyesve, si dhe paralajmërimi që u bëhet për të thënë të vërtetën dhe për përgjegjësinë që kanë në rast se bëjnë dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë. 2. Sekretari i gjykatës riprodhon pyetjet e bëra nga palët dhe nga kryetari, si dhe përgjigjet e personave të pyetur. 3. Kur gjykata vendos që procesverbali të mbahet në formë të përmbledhur, kontrolli për saktësinë e tij bëhet nga kryetari."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI