Neni 360
"Paraqitja dhe betimi i dëshmitarit 1. Para se të fillojë pyetja, kryetari e paralajmëron dëshmitarin për detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën, me përjashtim të rasteve kur dëshmitari është i mitur deri katërmbëdhjetë vjeç. 2. Sekretari i gjykatës lexon deklaratën e betimit të dëshmitarit: “Betohem se do të them të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk është e vërtetë.” Pas kësaj dëshmitari deklaron: “betohem” dhe tregon gjeneralitetet e tij. 3. Mosrespektimi i dispozitave të paragrafëve 2 dhe 3 sjell pavlefshmërinë e veprimit të kryer."