NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 329-c

"Revokimi i vendimit të pushimit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur pas vendimit të pushimit të akuzës ose çështjes dalin ose zbulohen të dhëna apo prova të reja, të cilat tregojnë se vendimi nuk është i bazuar, ai mund të revokohet nga gjyqtari i seancës paraprake me kërkesë të prokurorit, të viktimës ose trashëgimtarëve të saj. Kërkesa, së bashku me aktet dhe provat e reja, depozitohet në sekretarinë e gjykatës. 2. Kërkesa shoqërohet me provat e reja me pasojë mospranimi. 3. Kërkesa shqyrtohet në dhomë këshillimi. Kur vendos pranimin e kërkesës, gjykata revokon vendimin e pushimit dhe i kthen aktet prokurorit, i cili rifillon hetimet. 4. Në përfundim të hetimeve, kur nuk procedon sipas neneve 328, 329/a, 406/a ose 406/dh, të këtij Kodi, prokurori paraqet në gjykatë kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →