NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 329-a

"Kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Në përfundim të hetimeve paraprake, kur procedohet për krime dhe kur është njëri nga rastet e parashikuara nga paragrafi 1, i nenit 328, të këtij Kodi, prokurori i kërkon gjyqtarit të seancës paraprake pushimin e akuzës ose çështjes. 2. Në rastet kur prokurori ka paraqitur kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq, kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes shqyrtohet bashkërisht me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq. 3. Kërkesës së prokurorit i bashkëlidhen aktet dhe provat që përmban fashikulli i hetimeve, duke përfshirë edhe aktet e kryera para gjyqtarit të hetimeve paraprake, si dhe provat materiale, përveç rastit kur ato ruhen në vend tjetër. 4. Kërkesa i njoftohet të pandehurit, mbrojtësit të tij, viktimës ose trashëgimtarëve të saj kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, si dhe personit që ka bërë kallëzim ose ankim. Ata kanë të drejtë të njihen me aktet dhe provat, si dhe të marrin kopje të tyre."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →