NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 327

"Veprimet e policisë gjyqësore dhe të prokurorit (Ndryshuar pika 2 dhe shtuar pika 3, 4, 5 dhe 6, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Pasi kryen veprimet e nevojshme hetimore, policia gjyqësore i dërgon aktet prokurorit bashkë me një relacion shpjegues për faktin dhe provat, si dhe me sugjerimet e veta për mënyrën e përfundimit të hetimeve. 2. Brenda afatit të parashikuar nga neni 324, i këtij Kodi, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit. 3. Njoftimi përmban përshkrimin e përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet, kohën dhe vendin e kryerjes, cilësimin juridik, lajmërimin për depozitimin e akteve në sekretari dhe të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje. 4. I pandehuri njoftohet gjithashtu, se ka të drejtë që brenda dhjetë ditëve të paraqesë memorie e dokumente, t’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë, të bëjë deklarime apo të kërkojë që të merret në pyetje. Kur i pandehuri kërkon të pyetet, prokurori është i detyruar të procedojë me pyetjen e tij. 5. Kur prokurori pranon kërkesën e të pandehurit për të kryer hetime shtesë, ato duhet të përfundojnë brenda tridhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës. Ky afat mund të zgjatet vetëm një herë dhe jo më shumë se dy muaj dhe në çdo rast pa kaluar afatin tërësor të hetimit. Kur nuk e pranon kërkesën e të pandehurit, prokurori merr vendim të arsyetuar, sipas paragrafit 2, të nenit 110, të këtij Kodi. 6. Në përfundim të hetimeve paraprake, prokurori procedon si më poshtë: a) vendos pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga paragrafi 1, i nenit 328, ose i kërkon gjykatës pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga neni 329/a i Kodit; b) i kërkon gjykatës dërgimin e çështjes në gjyq, kur nuk procedon sipas neneve 400, 406/a dhe 406/dh të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →