Neni 303
"Dokumentimi i veprimeve të policisë gjyqësore 1. Policia gjyqësore dokumenton, qoftë edhe në formë të përmbledhur, të gjitha veprimet e kryera. 2. Policia gjyqësore mban procesverbal për: a) kallëzimet dhe ankimet e paraqitura me gojë; b) të dhënat përmbledhëse dhe deklarimet e marra nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet; c) të dhënat e marra nga personat që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit; ç) këqyrjet, njohjet, kontrollimet dhe sekuestrimet; d) aktet për identifikimin dhe njohjen e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, për marrjen e plikove ose të korrespondencës dhe për vënien e sekuestros; e) veprimet hetimore të deleguara nga prokurori. 3. Dokumentacioni i veprimeve të policisë gjyqësore, provat materiale dhe sendet që lidhen me veprën penale vihen në dispozicion të prokurorit."