NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 29

"Kërkimi i akteve nga një prokurori tjetër (Shtuar pika 3 dhe ndryshuar numërtimi me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur prokurori merr dijeni se pranë një prokurorie tjetër janë duke u zhvilluar hetime paraprake në ngarkim të të njëjtit person dhe për të njëjtin fakt, në lidhje me të cilin ai procedon, njofton pa vonesë atë prokurori, duke i kërkuar dërgimin e akteve. 2. Prokurori që ka marrë kërkesën, kur nuk është dakord me të, informon Prokurorin e Përgjithshëm, i cili pasi të ketë marrë të dhënat e nevojshme, vendos, sipas rregullave, mbi kompetencën e gjykatës se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara. Prokurorisë së caktuar i dërgohen menjëherë aktet nga prokuroria tjetër. 3. Nëse prokurori i Prokurorisë së Posaçme merr dijeni se pranë një prokurorie janë duke u zhvilluar hetime paraprake në ngarkim të të njëjtit person dhe për të njëjtin fakt, në lidhje me të cilin ai procedon, njofton pa vonesë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili vendos, sipas rregullave mbi kompetencën, se cila prokurori duhet të procedojë. Në rast se ai vendos që kompetenca i takon Prokurorisë së Posaçme, njofton prokurorinë e caktuar, e cila duhet t’i dërgojë aktet. 4. Aktet e hetimit paraprak të kryera nga prokurori të ndryshme janë të përdorshme në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →