NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 28

"Kalimi i akteve një prokurorie tjetër (Shtuar pika 3 dhe ndryshuar numërtimi me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur gjatë hetimeve paraprake prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e një gjykate të ndryshme nga ajo pranë së cilës ushtron funksionet e tij, ia kalon menjëherë aktet prokurorisë pranë gjykatës kompetente. 2. Prokurori që ka marrë aktet, në qoftë se çmon se duhet të procedojë prokuroria që ia ka dërguar aktet, njofton Prokurorin e Përgjithshëm, i cili, pasi shqyrton aktet, cakton se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara. 3. Nëse prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme ose merr dijeni se pranë kësaj prokurorie po zhvillohen hetime për të njëjtin fakt dhe në ngarkim të të njëjtit person, ia kalon aktet Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili, pasi i shqyrton ato, vendos pranimin e akteve ose i ridërgon ato në prokurorinë e mëparshme. Kjo e fundit ka detyrimin të pranojë aktet. 4. Veprimet hetimore të kryera para kalimit ose caktimit të bërë sipas paragrafit 1 dhe 2, janë të vlefshme dhe mund të përdoren në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →