Neni 276
"Ankimi kundër vendimit 1. Kundër vendimit për vënien ose mosvënien e sekuestros cilido që ka interes mund të bëjë ankim. 2. Kërkesa e ankimit paraqitet brenda dhjetë ditëve nga dhënia e vendimit ose nga dita që i interesuari ka marrë dijeni për sekuestron e vënë. 3. Kërkesa paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin. 4. Ankimi nuk pezullon zbatimin e masës. 5. Mbi kërkesën e ankimit vendos gjykata e apelit brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga marrja e akteve. 6. Gjykata vendos, sipas rastit, shfuqizimin, ndryshimin ose miratimin e vendimit të ankimuar. 7. Kur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit të caktuar, vendimi për vënien e sekuestros e humbet fuqinë. PJESA E DYTË TITULLI VI HETIMET PARAPRAKE"