Neni 275
"Humbja e fuqisë së sekuestros 1. Me vendimin e pafajësisë ose të pushimit të çështjes, gjykata ose prokurori urdhëron që sendet e sekuestruara t’i kthehen atij që i takojnë, kur nuk duhet të urdhërojë konfiskimin e tyre sepse kanë shërbyer ose ishin të destinuara për të kryer një vepër penale ose sepse kanë qenë prodhim ose përfitim nga vepra penale. 2. Kur është dhënë vendimi i dënimit, efektet e sekuestros vazhdojnë në rast se është vendosur konfiskimi i sendeve të sekuestruara. 3. Sendet e sekuestruara nuk kthehen kur gjykata vendos që të mbahet sekuestroja për garantimin e kredive."