Neni 273
"Ekzekutimi i masës së sekuestros 1. Sekuestroja konservative shndërrohet në sekuestro të ekzekutueshme kur merr formë të prerë vendimi i dënimit me gjobë apo ai i detyrimit të të pandehurit dhe të paditurit civil me shpërblimin e dëmit. 2. Ekzekutimi i detyrueshëm i pasurisë së sekuestruar bëhet në mënyrat e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Nga të ardhurat e shitjes së pasurisë së sekuestruar dhe nga ato të mjeteve të ofruara për garantimin e detyrimit, paguhen, sipas radhës, shumat që i takojnë paditësit civil për shpërblimin e dëmit dhe shpenzimet gjyqësore, dënimet me gjobë, shpenzimet e procedimit dhe çdo shumë tjetër në favor të shtetit. SEKSIONI II SEKUESTROJA PREVENTIVE"