Neni 272
"Oferta për garantimin e detyrimit 1. Kur i pandehuri ose i padituri civil ofron një mjet të përshtatshëm ligjor për të garantuar detyrimin (peng, dorëzani, kapar, hipotekë), gjykata nuk e vë sekuestron konservative ose e revokon atë dhe cakton mënyrën e ekzekutimit të detyrimit. 2. Kur oferta propozohet bashkë me kërkesën e ankimit, gjykata revokon sekuestron në qoftë se çmon se oferta e garantimit është në përpjesëtim me vlerën e sendeve të sekuestruara."