NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 256

"Marrja në pyetje e të arrestuarit ose të ndaluarit (Shtuar pika 2 dhe 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1.Prokurori merr në pyetje të arrestuarit ose të ndaluarin në prani të mbrojtësit të zgjedhur ose të caktuar kryesisht. Ai i njofton të arrestuarin ose të ndaluarit faktin për të cilin procedohet dhe arsyet e marrjes në pyetje, duke i treguar të dhënat në ngarkim të tij dhe, kur nuk i shkaktohet dëm hetimeve, edhe burimet. 2. Prokurori fillimisht e pyet të arrestuarin ose të ndaluarin nëse e ka marrë letrën e të drejtave dhe sigurohet që ai i ka kuptuar të drejtat e tij. Kur i arrestuari ose i ndaluari nuk e ka marrë letrën e të drejtave, prokurori ia jep atë përpara marrjes së parë në pyetje dhe i sqaron të drejtat e tij. 3. Deklarimet e bëra nga i arrestuari ose i ndaluari përpara se të ketë marrë letrën e të drejtave ose përpara takimit me mbrojtësin e tij, nuk mund të përdoren."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →