NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 245

"Vendimi i gjykatës (Ndryshuar fjalë dhe shenja e pikësimit e shtuar shkronja “ç” në pikën 1, shkronja “ç” bëhet shkronja “d”, shkronja “d” bëhet shkronja “dh”, shtuar pika 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Vendimi që cakton masën e sigurimit përmban, me pasojë pavlefshmërie: a) gjeneralitetet e personit ndaj të cilit merret masa ose çdo gjë tjetër që vlen për ta identifikuar atë dhe, kur është e mundshme, tregimin e vendit ku ndodhet; b) parashtrimin përmbledhës të fakteve, duke treguar nenet e ligjit që konsiderohen të shkelura; c) parashtrimin e shkaqeve të posaçme dhe të të dhënave që përligjin masën e sigurimit; ç) parashtrimin e shkaqeve pse nuk merren parasysh pretendimet e parashtruara nga mbrojtja, si dhe arsyetimi i papërshtatshmërisë së masave të tjera të sigurimit, kur caktohen masat e sigurimit shtrënguese të parashikuara nga nenet 237, 238 dhe 239 të këtij Kodi; d) caktimi i kohëzgjatjes së masës, kur ajo është urdhëruar për të garantuar marrjen ose vërtetësinë e provës; dh) datën, nënshkrimin e kryetarit, të sekretarit që e asiston dhe vulën e gjykatës. 2. Kur vepra penale është kryer nga dy ose më shumë persona, gjykata disponon në një vendim, duke arsyetuar kushtet dhe kriteret për secilin prej tyre."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →