Neni 244
"Kërkesa për caktimin e masave të sigurimit (Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar fjali në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Masat e sigurimit vendosen me kërkesën e prokurorit, i cili i paraqet gjykatës kompetente arsyet ku bazohet kërkesa. Vendimi merret në dhomë këshillimi dhe jepet i arsyetuar. 2. Edhe kur gjykata deklaron moskompetencën e vet për çdo lloj shkaku, në qoftë se janë kushtet dhe ekziston urgjenca për marrjen e masës ajo vendos marrjen e saj dhe i dërgon aktet gjykatës kompetente. 3. Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori."