NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 236

"Garancia pasurore (Ndryshuar me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur është caktuar masa e sigurimit arrest në burg ose arrest në shtëpi, për shkak të ekzistencës së rrezikut të ikjes, gjykata mund të vendosë zëvendësimin e saj, duke urdhëruar lirimin e personit, nëse është ofruar garanci pasurore nga ai vetë ose një person tjetër për moslargimin e tij deri në përfundimin e gjykimit. 2. Gjykata pranon garancinë pasurore në të njëjtat kushte si në paragrafin e mësipërm edhe kur ndaj personit duhet të caktohet masa e sigurimit arrest në burg ose arrest në shtëpi, për shkak të ekzistencës së rrezikut të ikjes, duke lejuar qëndrimin e tij në gjendje të lirë. 3. Shuma e garancisë pasurore përcaktohet nga gjykata, pasi merr mendimin e palëve, bazuar në nevojat reale të sigurimit, rrethanat personale dhe familjare të të pandehurit, si dhe gjendjen e tij financiare. 4. Kur pranon kërkesën për garanci pasurore gjykata përcakton shumën që duhet të depozitohet dhe afatin brenda të cilit duhet të kryhet depozitimi dhe, nëse e çmon të përshtatshme, përcakton edhe një nga masat shtrënguese të parashikuara nga shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të këtij Kodi. I pandehuri qëndron në masë sigurimi arrest në burg ose në shtëpi deri në depozitimin e garancisë pasurore. Për depozitimin njoftohet menjëherë prokurori. 5. Menjëherë pas njoftimit të depozitimit, në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, prokurori verifikon dokumentacionin përkatës, duke urdhëruar, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të të pandehurit ose konfirmimin e masës së sigurimit arrest në burg ose në shtëpi. 6. Kur i pandehuri shkel kushtet e garancisë pasurore, gjykata urdhëron konfiskimin e shumës së vendosur si garanci dhe caktimin e masës së sigurimit arrest në burg."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →