"Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore 1. Me vendimin për paraqitjen në policinë gjyqësore, gjykata urdhëron të pandehurin të paraqitet në një zyrë të caktuar të policisë gjyqësore. 2. Gjykata cakton ditët dhe orët e paraqitjes, duke mbajtur parasysh punën dhe vendbanimin e të pandehurit."