Neni 229
"Kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal (Shtuar fjalë në pikën 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal. 3. Kur i pandehuri është i mitur gjykata mban parasysh interesin e tij më të lartë dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative konkrete."