NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 228

"Kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal (Hequr lidhëzat e shtuar fjalë në pikën 2 dhe shtuar fjalë dhe shenja e pikësimit në shkronjën “a” në pikën 3, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova. 2. Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe padënueshmërie të shuarjes së veprës penale ose dënimit. 3. Masat e sigurimit personal vendosen: a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit; b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet; c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →