Neni 22
"Vendimi mbi kërkesën e përjashtimit (Shtuar fjalë në pikën 1 dhe 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur kërkesa e përjashtimit është bërë nga ai që nuk e ka patur këtë të drejtë ose duke mos respektuar afatet ose format e parashikuara nga neni 19 kur kërkesa për heqje dorë nga gjykimi i çështjes është miratuar nga kryetari, ose kur shkaqet e paraqitura janë të bazuara në ligj, gjykata që shqyrton ankimin e shpall atë të papranueshëm me vendim. 2. Gjykata mund të pezullojë përkohësisht çdo veprimtari procedurale ose ta kufizojë atë në kryerjen e veprimeve të ngutshme. 3. Gjykata, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos për kërkesën e përjashtimit brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës. 4. Vendimi i dhënë në bazë të paragrafëve të sipërm i njoftohet gjyqtarit, për të cilin është kërkuar përjashtimi, prokurorit, të pandehurit dhe palëve private. Kundër tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë."