Neni 21
"Kompetencat për të vendosur përjashtimin (Ndryshuar paragrafi 1 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; ndryshuar paragrafi 1.1 dhe shtuar fjalë në pikën 3, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë. 1/1. Gjyqtari për të cilin është kërkuar përjashtimi paraqet me shkrim mendimin e tij mbi kërkesën për përjashtim. 2. Për kërkesën e përjashtimit të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë vendos një kolegj i kësaj gjykate, i ndryshëm nga ai të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë. 3. Nuk pranohet kërkesa për përjashtimin dhe as ripërsëritja e kërkesës për të njëjtat shkaqe e gjyqtarëve të caktuar për të vendosur mbi përjashtimin."