Neni 218
"Rregullat për kthimin e sendeve të sekuestruara 1. Gjykata vendos kthimin e sendeve të sekuestruara kur nuk ka dyshim për përkatësinë e tyre. 2. Kur sendet janë sekuestruar pranë një të treti, kthimi nuk mund të urdhërohet në dobi të të tjerëve, pa u dëgjuar i treti nga gjykata. 3. Gjatë hetimeve paraprake, kthimi i sendeve të sekuestruara urdhërohet nga prokurori. Kundër këtij urdhri të interesuarit mund të bëjnë ankim në gjykatë."