Neni 217
"Kthimi i sendeve të sekuestruara 1. Kur nuk është e nevojshme mbajtja e sekuestros për qëllime prove, sendet e sekuestruara i kthehen atij që i takojnë edhe para se të merret vendimi përfundimtar. Kur është e nevojshme, organi procedues urdhëron të sillen sendet e kthyera. 2. Gjykata mund të disponojë që kthimi i sendeve të mos bëhet kur, me kërkesën e prokurorit ose të paditësit civil, duhet të mbahet sekuestrimi për të siguruar padinë civile. 3. Pasi vendimi merr formë të prerë, sendet e sekuestruara i kthehen atij që i takojnë, përveç rasteve kur vendoset konfiskimi."