Neni 212
"Kundërshtimi i vendimit të sekuestrimit (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. I pandehuri, personi tek i cili janë sekuestruar sendet dhe ai që ka të drejtë ne kërkimit të tyre, mund të bëjë ankim në gjykatë, e cila merr vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve. 2. Kundër vendimit të gjykatës lejohet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata e apelit jep vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve nga marrja e akteve. 3. Ankimi nuk e pezullon zbatimin e vendimit."